Arbëri

Panairi s’mbahet as këtë vit, botuesit kërkojnë heqjen e TVSH-së për librin

Foto: KOHA
 

Pavarësisht lirimit të masave anti-COVID gjatë verës, as këtë vit nuk u lejua që të mbahet panairi i librit në Prishtinë. Ky është viti i dytë me radhë që Kosovës po i mungon organizimi më i madh kulturor, i cili mbledhë në një vend botuesit, librashitësit dhe lexuesit.

Ani pse pati lehtësime të shumta të masave, ku për një kohë u lejuan edhe dasmat dhe klubet e natës, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, thotë se e njëjta nuk ndodhi me panairin.