Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Gazmir Raci, ka thënë që Qeveria nuk duhet të hapë tema teknike të reja në dialog, siç ishte rasti i arkivave shtetërore.
Rraci thotë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë ende nuk është afër.
“Nuk e besoj që jemi afër, jemi ende në fazën kur po vlerësohen marrëveshjet e kaluara të dialogut. Pres që Qeveria jonë të mos shikoj teknikalitete dhe të mos hapë tema të reja, siç ishte rasti i arkivave. Duhet sa më shpejt që të arrihet marrëveshja përfundimtare, por zgjedhjet lokale në Kosovë dhe ato nacionale në Serbi mund ta shtyjnë këtë proces. Kosova, siç ka thënë edhe kryeministri Kurti, do ta shfrytëzojë mandatin e presidentit Biden dhe rikthimin e SHBA-së në tavolinë për marrëveshjen finale”, ka thënë Raci për KTV-në.
Sipas Racit, që ishte pjesë e ekipit të dialogut nga viti 2011 deri më 2017, nuk pritet të ketë takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq deri pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
“Këtë e them nga përvojma ime në dialog”, përfundoi Raci.