Belgjika i ka premtuar institucioneve të Kosovës mbështetje në rrugën e integrimit euro-atlantik, duke folur edhe për finalizimin e marrëveshjeve bilaterale mes dy shteteve.
Në një takim me shefin e ri të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për të krijuar klimën për tërheqjen e investitorëve të huaj.
“Po ashtu u theksua edhe nevoja e finalizimit të marrëveshjeve bilaterale të cilat janë duke u diskutuar mes dy shteteve. Tutje ministrja Gërvalla foli për prioritetet e politikës së jashtme dhe zhvillimet aktuale në vend. Me këtë rast, palët diskutuan edhe për çështje rajonale dhe për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.