Arbëri

Kosnett: Detyra si ambasador në Kosovë, nder i madh

Ambasadori në largim i SHBA-së, Philip Kosnett, thotë se po largohet i sigurt në aftësinë e popullit të Kosovës.

Në Twitter Kosnett ka shkruar se të qenit ambasador në Kosovë ka qenë nder i jashtëzakonshëm për të. Njoftoi se zëvendës i tij deri në ardhjen e ambasadorit të ri do të jetë Nick Giacobbe.

“Duke qenë ambasador i SHBA-së në Kosovë ka qenë një nder i madh. Unë largohem me bindjen në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se miku dhe zëvendësi Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri”, ka shkruar Kosnett.

Ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.