1 perditesime
Arbëri

Lajçaku mbërrin te Osmani

Lajçaku mbërrin te Osmani
Foto: Alban Bujari/KOHA
10:17

Lajçaku mbërrin te Osmani

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ku do zhvillojnë një takim në Kabinetin e saj.

Pas takimit pritet të dalin për konferencë për media.

Lajçak vizitën në Kosovë e ka filluar të mërkurën, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin, Glauk Konjufca, partitë politike dhe përfaqësuesit e bizneseve.

08:03

Osmani sot takohet me Lajçakun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në ora 10:10 do të ketë takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Lajçak vizitën në Kosovë e ka filluar të mërkurën, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin, Glauk Konjufca, partitë politike dhe përfaqësuesit e bizneseve.