1 perditesime
Arbëri

Haxhi Hoti thotë se i vjen keq pse shkroi se Kurti duhet të lëshojë Kosovën ose do të vritet

Haxhi Hoti thotë se i vjen keq pse shkroi se Kurti duhet të lëshojë Kosovën ose do të vritet
17:35

Haxhi Hoti thotë se i vjen keq pse shkroi se Kurti duhet të lëshojë Kosovën ose do të vritet

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti ka thënë se i vjen keq për shkrimin që kishte publikuar në “Facebook” e ku shkruante se Albin Kurti ose të lëshojë rrugë ose do të vritet.

“Nuk kam pyetje, më vjen keq për kryeministrin që ka ndodh, unë ma shumë e quaj një keqkuptim, për kryeministrin as s’kam pas diçka naj vërejtje”, tha i akuzuari Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një deklarim të tillë ai e ka bërë në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë dëgjimit të dëmtuarit-kryeministrit Kurti në cilësinë e dëshmitarit.

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti ka dy rrugë ose ta lëshoj Kosovës ose mund të vritet”, ka kryer veprën penale të shtytjes në kryerje të veprës penale vrasja./BetimipërDrejtësi

11:29

Kurti dëshmon në gjykatë për kërcënimin që mori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit në rastin ku ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, po akuzohet për kërcënimin e tij.

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”, ka kryer veprën penale të shtytjes në kryerje të veprës penale vrasja.

Në seancën e cila po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryeministri Kurti, i dëmtuar në këtë rast, ka dhënë dëshminë e tij, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Javorka Prilinçeviç dhe mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Rasim Hoti. /BetimipërDrejtësi.

Image