1 perditesime
10:51

Lajçak, pasdite pritet të takohet me Kurtin

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të mbërrijë sot në Prishtinë për vizitë treditore. Agjenda e tij ende nuk është bërë publike, por KOHA mëson se pasdite pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti e nesër në mëngjes me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Gjatë së enjtes pritet të takohet edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajçak do të ketë disa takime gjatë tri ditëve në Kosovë, si përgatitje për raundin e radhës të bisedimeve në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

08:07

Lajçak sot nis vizitën treditore në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të arrijë sot për vizitë treditore në Kosovë.

Ai gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit e mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, thuhet në njoftim. \ksp