Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Zgjedhjet nuk mund të anulohen, fushata po

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani ku do të kërkojnë që të mbahen zgjedhje lokale.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se mund të anulohet fushata apo të vendosen të tjera kritere, por jo edhe të anulohen zgjedhjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gashi tregoi edhe për mbledhjen e Kryesisë së LDK-së e cila ka filluar në ora 14:00.

“LDK sapo ka filluar mbledhjen e kryesisë ku do te marr qëndrim zyrtar. LDK do të marr pjesë në takim dhe do të kërkojë të mbahen zgjedhjet. Mungesa e legjitimitetit rrezikon demokracinë. Mund të anulohet fushata mund të vendosen kritere por jo të anulohen zgjedhjet”, u shpreh Gashi.

Ndërkohë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se qëndrimin e kësaj partie për shtyrjen apo jo të zgjedhjeve lokale do ta shpreh kryetari Memli Krasniqi pas takimit me presidenten Vjosa Osmani pasditen e sotme.