Arbëri

14 të vdekur e 583 raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë

14 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Janë regjistruar edhe 583 raste të reja pozitive nga testimi i 9634 mostrave. Me shërimin e 1944 qytetarëve numri i rasteve aktive ka rënë në 18 mijë e 548.

Me 14 vdekjet e regjistruara sot, numri total i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2772. Në total janë regjistruar 156 mijë e 578 raste pozitive, ndërsa 135 mijë e 258 prej tyre janë shëruar.

Dje janë kryer 19 mijë e 807 vaksinime, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Me këtë shifër, numri total i vaksinimeve ka shkuar në 1 milion e 15 mijë doza.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur tre nga 14 të vdekurit si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, u përkasin grupmoshave në 50 vjeç.

Sipas MSH-së, 26 raste të reja poizitive nga 583 sa janë shënuar në 24 orët e fundit, u përkasin grupmoshës nën 10 vjeç, ndërkaq 58 të tjera grumpmoshës nën 20 vjeç.

Komuna me më së shumti raste të vdekjeve në 24 orët e fundit janë Prishtina, Ferizaj dhe Lipjani, ndërkaq komunat me më së shumti raste të reja janë Prishtina, Ferizaj dhe Prizreni.