Dy zyrtarë të Agjencisë Qendrore të Prokurimit janë arrestuar të premten nën dyshimin për korrupsion. Siç ka mësuar KOHA, një nga të arrestuarit është Mursel Raci, drejtor për prokurime të veçanta në AQP. Dy të arrestuarit tjerë janë A.B. dhe E.R..
Raci thuhet se është zënë në flagrancë nga Policia e Kosovës. Dyshohet për korrupsion në një tender që kap vlerën totale prej rreth 400 mijë eurosh.
KOHA ka mësuar se rasti ka qenë qe një kohë të gjatë në procedurë.
Për arrestime sot njoftoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Duke lavdëruar Policinë e Kosovës për luftën ndaj grupeve të organizuara kriminale, ai bëri të ditur se janë arrestuar tre persona për korrupsion, në mesin e të cilëve dy janë zyrtarë të AQP-së.
“Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Policia ka konfirmuar aksionin duke thënë se janë arrestuar tre persona, dy prej tyre punonjës në AQP mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.