Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Masat e reja anti-COVID që pritet të hyjnë në fuqi nga 13 shtatori

Për masat e reja anti-COVID është diskutuar në një mbledhje mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetarëve të komunave.

Sipas propozim vendimeve të reja, mësimi parauniversitar do të shtyhet për në 26 shtator, në pikat kufitare duhet të paraqitet certifikata e vaksinimit ose testet, qendrat kulturore do të pezullojnë aktivitetet, e të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Masat e reja do të hyjnë në fuqi pas një mbledhjeje të Qeverisë dhe me miratim nga kabineti qeveritar.

Nëse miratohen, këto do të jenë në fuqi nga 13 shtatori deri më 26 shtator.

Masat:

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

AKK-ja njoftoi se masat tjera vazhdojnë të jenë siç kanë qenë dy javët e fundit.

“Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi”, thuhet në njoftim.