Arbëri

Rama injoron pyetjet për përjashtimin e Berishës nga PD-ja

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur që të anashkalojë dhe të mos japë përgjigje të drejtpërdrejtë në lidhje me vendimin e kryedemokratit, Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Gazetarët e kanë pyetur disa herë kryeministrin në lidhje me këtë, por përgjigja e vetme që dha ishte se dora e tij është e shtrirë qoftë edhe ndaj PD-së për zhvillimin e vendit.