Arbëri

Topalli pas përjashtimit të Berishës nga PD-ja: Basha më kujtoi Enver Hoxhën

 

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka kritikuar ashpër kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar në legjislaturën e re.

Basha përmes një video-mesazhi para pak minutave konfirmoi se Berisha nuk do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, pasi ish-kryeministri i Shqipërisë u shpall person “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.