Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ofruar të gjitha kapacitetet që ka Forca e Sigurisë së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Tetovës dhe të tjerëve që kanë nevojë pas zjarrit të madh që kaploi spitalin Covid në këtë qytet.
Deri më tash janë konfimruar 14 viktima si pasojë e zjarrit.
“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska - Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.
Familje të viktimave dhe të lënduarve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.