Arbëri

Gërvalla thotë se vaksina ia mundësoi ta kalojë më lehtë COVID-19

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është në ditët e fundit të karantinës si pasojë e infektimit me koronavirus. Ajo ka bërë të ditur se e ka kaluar virusin pa komplikime të rënda, duke thënë se e kaloi më lehtë sëmundjen për shkak të vaksinimit.

Pas raportimeve se është në gjendje shëndetësore, Gërvalla në Facebook ka thënë se është mirë me shëndet dhe se ka vazhduar punën nga distanca.

Ka thënë se gjatë karantinës ka pasur biseda të rëndësishme “ndërkohë që jo më larg se mbrëmë kam pasur një bisedë tepër interesante dhe të frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit”.

“Sfidat e kësaj pandemie janë të mëdha dhe prekin shumë aspekte të jetës sonë. E rëndësishme të mos harrojmë në asnjë moment familjet, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre apo ballafaqohen me komplikime të rënda të të afërmve të tyre dhe që kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë. Duke u vaksinuar vet dhe duke ndihmuar edhe në vaksinimin e miqve dhe të afërmve tanë, secili prej nesh mund të japë një kontribut të vlefshëm në kapërcimin e kësaj sfide, e cila ka përfshirë gjithë botën dhe si pjesë të kësaj bote edhe Kosovën”, ka thënë ajo.