Arbëri

Mes të vdekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit edhe një burrë i grupmoshës 20-29 vjet

Në mesin e personave të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është edhe një burrë i grupmoshës 20-29 vjet nga Podujeva, është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga 32 të vdekur sa janë regjistruar gjatë 24 orët e fundit, janë dy persona të grupmoshës 30-39 vjet, tre të grurmposhës 50-59 vjet, nga nëntë të grupmoshave 60-69 vjet dhe 70-79 vjet, ndërsa tetë janë mbi 80-vjeçarë.

Më së tepërmi raste të vdekjes në 24 orët e fundit janë regjistruar në Pejë, tetë sosh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1612 raste pozitive. Nga rastet pozitive më së tepërmi ka pasur të grupmoshës 30-39 vjet, 364 sosh, pasuar nga grupmosha 40-49 vjet, 299 sosh e ajo 20-29 vjet 255 sosh.

Në grupmoshën 0 deri 9 vjet janë regjistruar 41 raste të reja.

Më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, 239 sosh, ndërsa në Prizren 168.