Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri tre persona kanë vdekur e janë shënuar 982 raste të reja si pasojë e COVID-19.
Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5.724 testime nën dyshimin për koronavirus.
Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 475 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.