Arbëri

Misioni i mjekut Florim Cuculi për të bindur shqiptarët në Zvicër të vaksinohen

 

Florim Cuculi e ka parasysh se mund të kritikohet e të mos shihet me sy të mirë mes shqiptarëve në Zvicër. Por, thotë se e vërteta duhet të thuhet në sy sa nuk është tepër vonë.

Cuculi, shef i Kardiologjisë në Spitalin e Luzernit, në një intervistë për Interaktiv të KTV-së ka shpjeguar atë që ai e sheh si mision profesional - të bindë të shqiptarët në Zvicër të vaksinohen.