Arbëri

COVID-19: 1259 pacientë në spitalet dhe klinikat e Kosovës, 1060 me oksigjenoterapi

Të stërmbushura janë klinikat dhe spitalet e Kosovës me pacientë të infektuar me koronavirus, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin ditor të 31 gushtit. Sipas njoftimit, aktualisht janë 1259 pacientë që po trajtohen. Prej tyre 1060 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 60 janë në kujdes intensiv.

Sa i përket klinikave të COVID në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës janë të shtrirë 437 pacientë. Prej tyre 389 janë me oksigjenoterapi.

Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme

- Klinika Infektive, 113 pacientë

- Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë

- Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

- Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë

- Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë

- Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 822 pacientë, 700 prej tyre Covid-19 pozitivë, 671 me oksigjeno-terapi.

- Spitali i Prizrenit, 174 pacientë

- Spitali i Gjakovës, 139 pacientë

- Spitali i Pejës, 210 pacientë

- Spitali i Gjilanit, 144 pacientë

- Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

- Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

- Spitali i Ferizajt, 80 pacientë

Nga sot, është pezulluar puna në ambulancat specialistike në QKUK.

Sot në mëngjes, në emisionin SOT në KTV, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, konfirmoi se 90 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar. 

Po ashtu SHSKUK-ja ka njoftuar për shtimin edhe të 80 shtretërve në objektin e Mjekësisë Sportive.