Arbëri

Haradinaj e konsideron papërgjegjësi të Qeverisë moszëvendësimin e ambasadorëve të shkarkuar

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur tallje të Qeverisë moszëvendësimin e 12 ambasadorëve që u liruan nga puna muaj më parë.

Më 19 maj, Qeveria liroi nga detyra 12 ambasadorë. Me gjithë premtimin e Qeverisë se së shpejti do të emërohen ambasadorët e rinj, Ministria e Punëve të Jashtme deri tani nuk e ka dërguar asnjë emër në Kuvend. Për shkak të procedurave që kërkohen nga propozimi e deri tek akreditimi i një ambasadori në vendin pritës, për njohësit e rrethanave Kosova mund të mbetet pa ambasadorë edhe për një kohë në mbi gjysmën e misioneve diplomatike.