Arbëri

Kërkohet kontrollim i rreptë i respektimit të masave e ndëshkim i shkelësve

 

Kërkesë për kontrollim të rreptë të respektimit të masave dhe ndëshkim të shkelësve të tyre, ka bërë kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë.

Siç ka njoftuar Qeveria e Kosovës, në këtë takim, Kurti ka kërkuar nga anëtarët e Komitetit të përqendrohen kryesisht në vendet e ambientet ku ka ngjarje superpërhapëse.