Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Ka nisur amandamentimi i Ligjit për personat e zhdukur, brenda vitit shkon në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar procedura e amandamentimit të Ligjit për personat e zhdukur dhe se pritet të shkojë në Kuvend brenda vitit.

Këtë e ka thënë Kurti gjatë takimit sot me Kryesinë e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Zhdukur në Kosovë.

Takimi është mbajtur një ditë para 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur.

"Kryesia e Këshillit tha se e përkrahin plotësisht kërkesën e kryeministrit Kurti për largimin e Veljko Odalloviqit nga udhëheqja e Komisionit Qeveritar të Serbisë për të Zhdukurit. Sipas tyre, Odalloviqi si ish-zyrtar i lartë i Serbisë në Kosovë ka njohuri për vendndodhjen e varrezave, por nuk është treguar konstruktiv në bashkëpunim. Kryesia e Këshillit e njoftoi kryeministrin edhe për përgatitjet që i kanë bërë organizatat dhe asociacionet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Kryeministri Kurti e njoftoi Kryesinë e Këshillit për insistimin e tij të vazhdueshëm në çdo takim me zyrtarë ndërkombëtarë dhe në takimet me zyrtarët e lartë të Serbisë për hapjen e arkivave dhe nxjerrjen e informatave edhe për vendvarrezat e tjera në Serbi, ku dyshohen se janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ai tha se tashmë ka filluar procedura e amandmentimit te Ligjit për personat e zhdukur dhe se pritet të shkojë në Kuvend brenda vitit”, thuhet në njoftim nga Zyra e Kryeministrit.