Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist-QIKA, Rrjeti i Grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore, do të organizojnë marsh protestues në mbrojtje të grave.
Marshi protestues fillon nga Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe përfunduar pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e përbashkët të këtyre organizatave thuhet se vrasja makabre që ndodhi në Ferizaj javën që lamë pas, na e tregoi edhe një herë qartazi se jeta e grave dhe vajzave në Kosovë është në rrezik të vazhdueshëm.
“Ky ishte edhe një rast tjetër i femicidit. Edhe një vrasje tjetër që vjen për shkak të patriarkalitetit vrasës, të rrënjosur në të gjitha institucionet publike e private që jetën dhe trupin e vajzave e grave e shohin si pronë të burrave”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Marshi pritet të fillojë në ora 12:00.