Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se është për t’u çuditur se si një kriminel me 136 vepra është lënë të endet i lirë dhe të vazhdojë me shkelje.
Sveçla ka thënë se do të hulumtojë në detaje rastin e dy të arrestuarve për vrasjen e vazjës 18-vjeçare Marigona Osmani në Ferizaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares.
“Është e çuditshme se si një kriminel me 136 vepra mund të endet haptas i lirë dhe të vazhdojë me shkelje të panumërta të ligjit. Unë isha në stacion policor dhe kam pranuar një raport nga Policia e rajonit të Ferizajt. Do të hulumtojmë rastin në detaje, duke filluar nga vepra e parë e deri te e fundit se si ka ndodhur që sistemi i drejtësisë të dështojë në këtë përmasë tragjike për ne”, ka thënë Sveçla për KTV pas varrimit të së ndjerës Osmani.