Arbëri

Apeli e kthen në rigjykim rastin për korrupsion ndaj Pal Lekajt dhe dy të tjerëve

 

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili në shkurt të këtij viti ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Gjakovë, nën akuzën se ka keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë kohës sa ka qenë në krye të komunës në fjalë.

Në rigjykim është kthyer edhe pjesa ndaj ish-zyrtarëve tjerë të kësaj komune Gani Rama dhe Ismet Isufi. I akuzuari Rama ishte dënuar me 1 vit burgim me kusht, ndërsa i akuzuar Isufi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht.