Arbëri

688 pacientë me COVID-19 në oksigjeno-terapi, 35 në gjendje të rënduar

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se janë 929 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, ku prej tyre 723 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 688 me oksigjeno-terapi, 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 333 pacientë të shtrirë, 297 prej tyre Covid-19 pozitivë, 273 me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive ka 125 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 51 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë, Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë dhe Klinika Infektive 3 (Interno), 28 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit ka 118 pacientë, Spitali i Gjakovës, 121 pacientë, Spitali i Pejës, 140 pacientë, Spitali i Gjilanit, 110 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 70 pacientë.