Arbëri

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot në Kosovë

moti ne kosove - parashikimi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.