Arbëri

KQZ-ja ka kërkuar verifikimin e mbi 3,200 kandidatëve për zgjedhjet lokale

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar në institucione përgjegjëse emrat e 3,205 kandidatëve që u takojnë subjekteve të ndryshme politike, e të cilët kanë kërkuar certifikimin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë në një konferencë për media se shkresat me listat e emrave të kandidatëve i janë dërguar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doganës së Kosovës dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.