Arbëri

Qytetarët i përkrahin masat e reja, por paradite asnjë polic në qendër që t’i mirëmbajë ato

 

Masat e reja të miratuara të mërkurën nga ekzekutivi i kanë mirëpritur qytetarët. Mirëpo, gjatë paradites në sheshet e kryeqytetit nuk është parë asnjë polic në detyrë që mbikëqyr respektimin e masave.

Të liruara në korrik, masat anti-COVID u deshën të ashpërsohen nga Qeveria e Kosovës ende pa u bërë një muaj shkaku i rritjes alarmante të numrit të të infektuarve me këtë virus.

Ndër masat më të rënda qytetarët e kanë cilësuar bartjen e obliguar të maskës në rrugë nëse nuk janë vetëm, dhe kufizimi i hyrjes së qytetarëve në ambiente të grumbulluara nëse nuk kanë dëshmi të testit negativ me COVID-19 apo marrjen e së paku dozës së parë të vaksinës.