Arbëri

IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim: Varianti Delta është shfaqur me shpërthim rapid

Foto: KOHA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim

Sipas njoftimit Delta varianti është shfaqur me një shpërthim rapid në shumë shtete të botës dhe në Kosovë. Sipas tyre, bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët.

IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant.

“Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre nga çdo qytetar i Republikës bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, por ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI”, thuhet në njoftim.

 

Qytetarë të dashur! Delta varianti është shfaqur me një shpërthim rapid në shumë shtete të botës dhe në Kosovë! Bartet...

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, August 18, 2021