Nuk ka kufizim të lëvizjes, konsiderohet masë e ashpër

Nuk ka kufizim të lëvizjes, konsiderohet masë e ashpër
Saranda Ramaj
Masa të reja kundër përhapjes së COVID-19 në Kosovë do të merren shumë shpejt.
Aty përfshihet kufizimi i gastronomisë, mbyllja e klubeve të natës nga 20 gushti deri më 1 shtator. Ndërkaq, KOHA ka mësuar se nuk do të ketë edhe kufizim të lëvizjes, e kjo për shkak se nga akterët e shëndetësisë është konsideruar si masë e ashpër për momentin.
Sipas informatave, në takim me ministrin Arben Vitia, është kërkuar që të ketë edhe kufizim të lëvizjes, megjithatë për këtë çështje nuk është marrë vendim.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar 173 mostra jashtë vendit dhe nga to, 171 kanë rezultuar me variantin Delta, raporton KOHA.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, do të ketë edhe rritje të stafit shëndetësor prej 1000 personash. Të mërkurën qeveria do të mblidhet për këtë çështje dhe do ndahen rreth 3 milionë e 200 mijë euro për angazhimin e këtij stafi.
Gjithashtu, do të ketë kontrolli më strikt në aeroport.
Masat e reja i ka konfirmuar edhe ministri Vitia në një konferencë për media.
“Qysh nesër di t’i propozojmë qeverisë të vendosë për masa kufizuese që do prekin disa sektorë. Do propozojmë të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet orari i gastronomisë dhe do propozojmë një zgjidhje edhe për dasmat, meqë janë ndarë datat për to. Arsyeja pse masat do zbatohen në këta sektorë është sepse shpërndarja më e madhe po vjen nga to dhe nga mosrespektimi i masave në fuqi. SHSKUK dhe spitalet e përgjithshme kanë filluar t’i mobilizojnë kapacitetet”, ka thënë Vitia.
Dasmat do të lejohen deri në ora 22:30 dhe deri me 150 të pranishë. Çdo dasmor do të lejohet në dasmë me certifikatë të vaksinimit ose testet PCR ose seriologjike.
Mbyllen klubet e natës deri më 1 shtator, kufizohet orari i gastronomisë
Nga 20 gushti, masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejmë të COVID-19 do të hyjnë në fuqi.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka njoftuar përmes një postimi mbi masat që janë diskutuar në takimin e ministrit të Shëndetësisë dhe përfaqësuesve të sektorëve të bizneseve.
“Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese. Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjithë restorantet ditore , kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30”, thuhet në njoftim.
Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike, thuhet tutje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Statovci: Serbia e shfaqi mashtrimin e madh

Ambasadat e Kosovës e nderojnë policin e vrarë

Gjendet një pjesë e mjetit shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës

Vuçiqi: Radojiçiqi nuk është i plagosur, do të merret në pyetje

Biserko: Në veri po provokohej konflikt që të hynte ushtria serbe e të ndahej Kosova

Osmani: Sulmi i Serbisë, akti më i rëndë kundër sovranitetit të Kosovës

“Kosova nuk do duhej të ulej në dialog pa ekstradimin e sulmuesve serbë që ikën në Serbi”

Sinani akuzon Arifin për nënshtrim ndaj Serbisë, ky e quan gënjeshtare - shkak flamuri serb

Poshtë Ibrit, vetëm në Graçanicë respektohet thirrja e Listës Serbe për ditë zie

Dialogu konsiderohet i pakuptimtë, përderisa nuk zbardhet rasti i sulmit në veri

Osmani–liderëve opozitarë: Uniteti në këtë kohë të rëndë është thelbësor
