Arbëri

Katër shtatzëna me COVID në Gjinekologji

Foto: Ilustrim
 

Shtimi i infektimeve me koronavirus në Kosovë ka rritur edhe kërkesat për hospitalizim të grave shtatzëna. Vetëm gjatë kësaj jave në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, trajtim spitalor kanë kërkuar katër shtatzëna, njëra prej tyre vazhdon të jetë me oksigjenoterapi.

Drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, Jakup Ismajli derisa thotë se gjendja e këtyre grave të prekura me COVID-19 është stabile, beson që shtretërit e ndarë në repart të veçantë për të prekurit me koronavirus janë të mjaftueshëm.