Arbëri

Dy të vdekur nga COVID-19 e 410 të infektuar të shtunën në Shqipëri

Foto: Ilustrim
 

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë së shtunës. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 5.252 testime, 410 kanë rezultuar pozitivë, duke çuar numrin e të infektuarve në 135.550.

MSH-ja njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 46 pacientë, derisa në total numri i të shëruarve është 130.634.