Arbëri

Një i vdekur dhe 1,370 raste me COVID-19 të shtunën

Descriptive Text

Një person ka vdekur nga koronavirusi të shtunën në vend. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2.280 persona, janë infektuar me COVID-19 115.151, ndërsa janë shëruar 106.056. Deri më tani janë testuar 953.794 persona.