Arbëri

Hulumtimi i IKSHPK-së: Rreth 40 për qind e popullatës e ka kaluar COVID-19

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Rreth 40 për qind e popullatës në Kosovë e ka kaluar COVID-19, bazuar në të dhënat që ka nxjerrë një hulumtim i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka thënë në një konferencë për media se rezultatet kanë dalë nga testimi i 2239 personave në 34 komuna të Kosovës.