Arbëri

Nga 20 gushti s’ka gastronomi pa vaksinim ose test

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Qeveria e Kosovës të enjten ka vendosur për masat e reja në luftën ndaj COVID-19. Masat e reja kryesisht lidhen me kushtëzimin që qytetarët të mund të hyjnë në kafe apo klube të natës. Ata nuk do të mund ta bëjnë këtë pa dëshmuar se kanë marrë vaksinën apo kanë test negativ PCR në 72 orët e fundit.

Tjetër dëshmi për t’u lejuar hyrja në klube të natës apo organizim të ahengjeve familjare është edhe dëshmia se personi e ka kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit. Këto masa vlejnë nga 20 gushti.