Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSSHK-ja kërkon takim për shtesat me Kurtin

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se ka kërkuar takim me kryeminsitrin Albin Kurti pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Sipas njoftimit, takimi ka të bëjë në lidhje me pagesën e shtesave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19,shtimit të numrit të spitalizuarve dhe gjendjes së përgjithshme të institucioneve shëndetësore,Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Zt. Albin Kurti në të cilin takim do të diskutohet në lidhje me pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.