Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar disa kandidatë të tjerë për kryetarë të komunave, në mbledhjen që ka mbajtur Kryesia e partisë.
Në Gjilan ka zgjedhur Leonora Morina – Bunjakun, Murtez Zekolli në Suharekë, Ferit Idrizi në Vushtrri, Muhamed Kallaba në Kamenicë, Hyzer Rizani në Lipjan dhe Mehmet Ballazhi në Han të Elezit.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do të ofrojë emrat më të përgatitur për komunat e Kosovës.
"Partia Demokratike e Kosovës ka shtrirjen më të madhe politike anekënd Kosovës dhe kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe ata për Kuvende Komunale do të jenë përfaqësuesit më të denjë të qytetarëve në secilën Komunë. Vajza e djem të ri po na bashkohen çdo ditë në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës. PDK do të vazhdojë të hapet dhe tu ofrojë mundësi secilit profesionistë e qytetarë për të punuar së bashku në forcimin dhe zhvillimin e vendit", tha Krasniqi.