Arbëri

Vazhdon të rritet numri i pacientëve në Infektive, shkak varianti Delta

 

(KosovaPress) - Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor. Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë për KosovaPress, se ditëve të fundit pacientët e infektuar me COVID-19 janë kryesisht me variantin Delta. Ai thotë se ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve që i drejtohen kësaj klinike për ndihmë mjekësore, për çka kapacitetet e Klinikës Infektive kanë nisur të mbushen.