Arbëri

AGK: Gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara dhe Kodin Etik

 

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGK) ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara së fundmi nga portali Shqip, në të cilat dëgjohet gazetari kosovar Visar Duriqi, teksa pranon të publikojë lajme me porosi.

AGK-ja në reagimin e saj deklaron se qëndron prapa thirrjes që gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Kosovë.