Arbëri

Hyseni: Albin Kurti është manipulues dhe mashtrues gjenial

Descriptive Text

Ish-koordinatori nacional për dialogun, Skender Hyseni, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti manipulues dhe mashtrues gjenial, që sipas tij, interesin personal të tij dhe vartësve, e vë para çdo interesi qytetar e nacional.

Përmes Facebookut, Hysni ka shkruar se mosmiratimi i rezolutës së LDK-së për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit shpërfaqë “etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të kryeministrit Albin Kurti dhe VV-së”.

“Duke se Kurti dhe VV-ja vetmjaftohen me pak pushtet në ‘mëhallë’ e nuk lodhen fort për interesat afatgjata të vendit. Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet”, ka shkruar ai.

Ish-koordinatori nacional për dialog në Qeverinë Hoti, ka theksuar se mosmiratimi i rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes është mosvlerësim, mosmirënjohje dhe sfidim i rolit të SHBA-së në punët e Kosovës.

“Kjo godet rëndë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan tutje ai.

 

Kosova dhe politika e saj e rrezikshme e vetizolimit Sot, Kuvendi I Kosovës nuk e miratoi rezolutën e propozuar nga...

Posted by Skender Hyseni on Friday, August 6, 2021