Arbëri

Murati: Do të subvencionohen personat që humbën punën gjatë periudhës dhjetor 2019 – shkurt 2020

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është marrë vendim që secili punonjës që ka qenë i punësuar në periudhën dhjetor 2019 – shkurt 2020, dhe ka humbur vendin e punës, do t’i subvencionohet paga bruto deri në 50 për qind, për tre muaj.

Përmes një komunikate, Murati thotë se kusht për subvencionim ështe që përfituesi të mos ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën prill 2021 – qershor 2021.