Arbëri

Vdes zyrtari policor nga koronavirusi

Zyrtari policor i Policisë së Kosovës, Hevzi Shabani, ka vdekur të enjten nga koronavirusi. Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke thënë se i ndjeri i takon gjeneratës së XI-të të Policisë së Kosovës.

“I ndjeri është i lindur më 24.11.1958 dhe i takon gjeneratës së XI-të të Policisë së Kosovës, ku karrierën e fillojë në Stacionin policor në Gjilan, ku me nder dhe përkushtim ka punuar, duke qenë i respektuar për kolegët dhe komunitetin. Viteve të fundit ishte i caktuar në zonën e Stacionit policor të Novobërdes, ku po ashtu punoi dhe vepro duke qenë shembull për të gjithë në”, thuhet tutje në njoftim.

Varrimi i tij bëhet të premten në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Image