Arbëri

Kuvendi sot mban dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00 në seancë plenare, për të votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara e në mesin e të cilave janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat në seancat e kaluara nuk arritën të ratifikoheshin për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërkaq, në seancën e re, e cila pritet të fillojë në orën 12:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe atë për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.