Arbëri

Pushuesit në Shëngjin formojnë “litar” për të nxjerrë nga uji nëntë persona

 

Një numër i pushuesve kosovarë në Shëngjin në Shqipëri janë bërë bashkë duke formuar një “litar” për të nxjerrë nga uji nëntë pushues që nuk po mund të dilnin për shkak dallgëve.

Infermieri kosovar Fitim Havolli ka postuar në Facebook pamjen e organizimit dhe të nxjerrjes nga uji të pushuesve. Ai ka treguar se si janë organizuar me shpejtësi, meqë kanë parë se 9 veta po rrezikonin të humbnin jetën.