Arbëri

KEDS: Erërat e fuqishme në disa komuna kanë shkaktuar prishje në rrjet

KEDS-i ka njoftuar se në disa komuna janë shkaktuar prishje në rrjet për shkak të erërave të fuqishme.

Sipas njoftimit, ashtu siç është paralajmëruar, në disa regjione veçse kanë filluar erërat e fuqishme.

Distrikti i Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës janë distriktet më të prekura nga moti i lig, ku si pasojë janë shkaktuar edhe prishje në rrjet.

“Apelojmë konsumatorët për kujdes të shtuar dhe nëse shohin avari në rrjet të mos afrohen assesi por të raportojnë ato në numrin pa pagesë 0800 79 100. Për çdo informacion nga terreni do ju njoftojmë përmes rrjeteve tona sociale”, thuhet në njoftim.