Arbëri

112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

112 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor të Kosovës (SHSKUK), prej pacientëve, 72 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, ndërsa 74 janë me oksigjenoterapi.

Një nga pacientët është në gjendje të rëndë.

Në QKUK janë të shtrirë 32 pacientë, ndërsa në spitalet e përgjithshme 45 pacientë. Më së tepërmi pacientë në spitalet e përgjithshme ka në atë të Gjakovës 14, ndërsa të Pejës 13 e Gjilanit 10.