Qytetarёve tё cilёt kanё ardhur tё vaksinohen nё Qendrёn “1 Tetori” nё Prishtinё tё dielёn u ёshtё dashur tё kthehen mbrapshtë.
Madje, disa qytetarё kanё marrё konfirmim tё shtunёn por edhe tё dielёn se Qendra do tё punojё deri rreth orës 13:00 sot, por dyert e saj kanё qenё tё mbyllura kur ata kanё mbёrritur aty nё orёt e mesditёs.
Arsyeja se pёrse nuk ёshtё duke punuar “1 Tetori” pёrkundёr konfirmimit nga Qendra, ata kanё thёnё se ёshtё e panjohur pёr ta.
“Terminin e kam bёrё dje pёrmes telefonit, mё thanё qё nё 12:35 e ke terminin pёr kёtu, por tash po del qё nuk ёshtё duke punuar. I pyeta kёta se çka duhet me bo tash, mё thanё nesёr, i thashё a duhet me bo ndonjё termin tё ri, mё thanё jo, veç hajde”, ka bёrё tё ditur qytetari Aridon Muja, qё kishte ardhur tё vaksinohet me dozё tё parё.
Muja ka thёnё se me gjasё do tё ankohet tё hёnёn nё lidhje me kёtё.
Sipas pёrgjigjes sё Ministrisё sё Shёndetёsisё dhënë për KOHЁN para disa ditësh, qendrat imunizuese tё cilat nuk punojnё tё shtunёn dhe tё dielёn, u caktojnё njё termin tjetёr qytetarit qё ka pasur tё vaksinohet.
“Nё rastet kur qendrat e vaksinimit kanё numёr tё vogёl tё personave qё kanё pёr t'u vaksinuar tё shtunёn e tё dielёn, ata pёr qellime praktike dhe tё pushimit tё ekipeve tё vaksinimit, mund t'i ftojnё ata qё tё vaksinohen njё ditё mё parё, tё premten shembull, apo edhe tё hёnёn”, kanё shkruar zyrtarёt nё pёrgjigjen e Ministrisё.
Ata kanё bёrё tё ditur se gjatё vikendit zakonisht jepen dozat e dyta.
Ndërkohë, KOHA ka provuar ta kontaktojë për këtë edhe koordinatorin e qendrës "1 Tetori", Niman Bardhi, por kontakti ka qenë i pamundur.