Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Zvicrës Ditën e saj Kombëtare.
Osmani, përmes një statusi në llogarinë e saj në Twitter ka uruar presidentin zviceran Guy Parmelin, duke thënë se Zvicra ka qenë çdo herë një mik dhe aleat i fortë për Kosovën.
“Urime Dita Kombëtare e Zvicrës presidentit Guy Parmelin dhe miqve zviceranë! Zvicra ka qenë një mik dhe aleat i fortë për Kosovën për dakada me radhë, por më të veçantë e bën fakti që ajo është shtëpi për diasporën tonë të mrekullueshme. Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Wishing a Happy National Day to Pres. @ParmelinG & Swiss friends! ??
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2021
Switzerland has been a strong friend & ally to ?? for decades, but it is particularly special for us as it is home to many of our wonderful diaspora.
May your peace-loving nation continue to thrive & prosper. pic.twitter.com/jadW9ILsRP
Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot.
Në vitin 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.
Një grup burrash liridashës u betuan për besnikëri në livadhin e Rutli në bregun e liqenit të Lucernit, në kantonin e Urit.
Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800.
Për herë të parë, 1 Gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore.
Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 Gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti pasardhës, pra 1994, ajo u bë edhe ditë pushimi.