Arbëri

Auditimi gjen “një mal” me shkelje në Komunën e Prishtinës

Foto lustrim
 

Vonesa në shqyrtimin e kërkesave për lejet ndërtimore, probleme në verifikimin e pronave komunale, zbritje të parregullta të faturave te tatimpaguesit dhe parregullsi në procesin e subvencioneve, janë vetëm disa nga shkeljet që ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditmit gjatë auditimit bërë komunës së Prishtinës për vitin 2020.

Ndonëse sipas Ligjit mbi lejet ndërtimore, leja duhet të lëshohet brenda tridhjetë ditëve pas pranimit të kërkesës për leje ndërtimore për kategorinë I dhe dyzet e pesë ditë për kategoritë II dhe III, komuna nuk kishte respektuar afatet ligjore për lëshimin e lejeve ndërtimore.